Analisti Mustafa Nano gjatë një interviste për emisionin “Të Paekspozuarit” ka bërë një rrëfim për disa nga momentet e rëndësishme të jetës së tij.
Nano foli për përmbysjen e diktaturës dhe faktin se ai u bë kryetar i Partisë Demokratike për Skraparin dhe si u largua nga kjo parti. Ai rrëfeu disa detaje nga një takim me Sali Berishën dhe tregoi arsyen e vetme për të cilët e ka zili doktorin
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: Në fillimin e pluralizmit, ju u bashkuat me Partinë Demokratike. Përse?
Mustafa Nano: Këtë foton me Berishën e kam publikuar unë dhe kam bërë gabim që e kam publikuar. Është viti 1991. Berisha vjen në Skrapar, unë isha kryetar i partisë atje. Në zgjedhjet e para, kam kandiduar kundër Ilir Metës, sepse ishte sistem mazhoritar atje.
Ylli Rakipi: Dhe të mundi ai, sepse fituan ata atje, apo jo?
Mustafa Nano: Sigurisht. Ky me Berishën është takim i shtatorit 1991. Ka qenë hera e parë, që kam patur rast të rrija disa orë me Berishën, madje fjeti dhe në drekë atje. Kemi folur.
Ylli Rakipi: Çfarë kuptove atje o Muçi? Apo entuziasmin që kishte ai atëherë?
Mustafa Nano: Nuk mjaftonin dy orë. Nuk është se tani nuk ja fal vetes që nuk e kam njohur ato dy orë. Por mbaj mend, që më tregonte atë historinë e takimit me Ramiz Alinë dhe heroizimin e vet, që i kishte thënë Ramiz Alisë “never say never”. Pastaj më tregonte historinë e themelimit të PD. Kam të fiksuar, që ky kishte të fiksuar Edi Ramën në kokë, që atëherë.
Ylli Rakipi: Në fakt ai e tregon që erdhi si një njeri me një palë këpucë të zgjidhura si ushtarake…
Mustafa Nano: Si duket e ka munduar një lloj regjistri anti-komunist që Edi Rama e kishte më të avancuar se ky. Ky e vuante këtë gjë. Më tha, më tregoi historinë kur erdhi Edi Rama për herë të parë në Shqipëri, erdhi me vonesë, aty erdhi edhe me anti-komunizmin e vet të ekzagjëruar dhe Gramoz Pashko i tha, “Nëse ke ardhur për këtë punë, në lër rehat!”. E vija re që i shkonte mendja te Edi Rama.
E kam zili për një gjë Saliun, është shqptari i parë, që pas 50 vitesh, në një shesh publik me mikrofon në dorë, para mijëra njerëzve, ka thënë i pari “Zonja dhe Zotërinj!’. Ishte frazë e harruar, kam dashur unë të jem i pari ta them. Për gjëra të tjera nuk e kam zili.
I njoh edhe një alibi për të gjithë prapësitë që ka bërë. Duke qenë komunist për 45 vjet, i është dashur të demonstronte që konvertimi i tij në anti-komunist ishte i sinqertë. Në këtë përpjekje e sipër ai ka bërë marrëzira sa të duash.
Ylli Rakipi: Si u shkëpute nga Partia Demokratike? Më kujtohet që ne bashkë takoheshim shpesh te klubi i Fidelit. Duket kishte ndodhur ajo ndarja.
Mustafa Nano: Kjo ka qenë në 98’ që jemi takuar sepse më parë nuk kam qenë këtu. Kur ika në Itali isha kryetar i PD-së së Skraparit. Ne erdhëm në pushtet dhe unë mund të bëja ndonjë përpjekja, mund të vija në Tiranë. Por, doja të kisha një eksperiencë me perëndimin. Kam shkuar i kam kërkuar në 1992 Eduard Selamit një vizë. Kisha kërshëri për të njohur perëndimin.
Diskutime rreth kësaj post