E vogël në moshë por e madhe me zërin e saj. Ea Zoga u shpall fituese në “Gjeniu i Vogël 8”, pas 16 javësh rrugëtim plot emocione. Me një background familjar artistik, vogëlushja shkodrane spikati që në prezantimin e parë në këtë edicion. Ajo ishte e ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku rrëfeu emocionet e fitores.
Ea tregoi se ishte gara ishte shumë e vështirë pasi kishte shumë zëra të mira që konkurronin. Ajo tregoi gjithashtu dhe momentin kur mësoi se ishte përzgjedhur për të marrë në spektaklin e njohur për fëmijë. Kur u pyet se cila ishte e veçanta e saj, ajo tha: “Mendoj se e veçanta ime është shpirti që i jap këngës”.
“Morën babin në telefon dhe i kanë dhënë komplimenta. Pas mbylli telefonatën, babi më tha se do të shkosh në Tiranë. Unë isha me një shoqe në shtëpi, ishim duke bërë kurs anglishtjeje. Po bënim pak pushim dhe më tha se do të shkosh në Tiranë. Po kërcenim sepse të dyja donim që të shkoja aty.”, tha Ea.
Diskutime rreth kësaj post