Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ka zhvilluar një intervistë televizive ku ka bërë një rrëfim ndryshe.
Zyrtarja e lartë amerikane ka treguar se në bashkëpunim me ambasadën suedeze po zhvillojnë një projekt për restaurimin e kalasë së Durrësit, pasi u dëmtua nga tërmeti.
Ambasadorja Kim tregoi se më shumë i pëlqen veriu i Shqipërisë, pasi është rritur në male dhe tha se çdo fytyrë e veriorëve i ngjasonte me familjarët dhe të afërmit e saj.
“Jemi në Durrës sepse kemi një projekt të rëndësishëm rreth ruajtjes së Kulturës. Në 2019 ishte një tërmet I tmerrshëm dhe kalaja Durrësit u dëmtua, së bashku me ambasadën Suedeze po punojmë që ta ristaurojmë.
E kam të vështirë të përgjigjem sepse familja ime është nga malet dhe sa herë shkoj në veri mendoj se jam në shtëpi. Mendoj se malësorët janë njësoj në gjithë botën dhe më pëlqen të shkoj atje. Në verë më pëlqen të shkoj në të gjitha vendet e jugut, e kam të vështirë të zgjedh nga vendet e jugut, por më pëlqen shumë Himara. Oqeani, deti janë shumë të bukur, nuk kam parë kurrë det aq të pastër e të kripur si atje. Edhe 50 miqtë e mi që kanë ardhur e kanë pëlqyer.
Edhe në Amerikë është njësoj si Shqipëria, çdo vend është i bukur.
Këtë vit ne festojmë 100 vjetorin mes dy shteteve., jemi shumë të afërt dhe kjo është marrëdhënie speciale. Kur jam në Shqipëri më duket se jam në shtëpi, dhe kur shoh fytyrat e veriorëve më duket se po shoh familjen time. Nga ushqimet shqiptare më pëlqen flija, nëse njëri ta ofron po tregon shumë dashuri për ty.
I uroj të gjithëve gëzuar ditën e Pavarësisë dhe uroj që amerikanët dhe Shqiptarët të vazhdojnë të jenë të afërt me njëri-tjetrin.”-shkruan Kim.
Diskutime rreth kësaj post