Ditën e sotme, Partia Demokratike ka publikuar spotin zyrtar për protestën që do të zhvillohet më 7 korrik në orën 19:00 para kryeministrisë.
Spoti i PD-së, i bën thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës, ndërsa shfaqen deklaratat e kryeministrit Edi
Rama për taksat. Në videon e PD thuhet; “Shqipëria në rrezik’ dhe ‘mos thuaj: ç’më duhet mua”?
Kryetari i PD Sali Berisha, krijoi Frontit për Shpëtimin e Shqipërisë, ku bëjnë pjesë parti politike dhe aktivistë të shoqërisë civile.
Disa nga kauzat e protestës janë shpopullimi i vendit, çmimet e larta, ekonomia në rënie dhe shkombëtarizimi nëpërmjet Ballkani të Hapur.
Diskutime rreth kësaj post