Peshëngritësi Erkand Qerimaj, vijon momentin e tij fantastik, ku pas suksesit në Evropian, ku siguroi medalje ari, peshëngritësi kuqezi përsërit veten edhe në Lojërat Mesdhetare.
Në peshën 73 kg, Qerimaj i dhuroi Shqipërisë medalje në stilin e shkëputjes.
Peshëngritësi shkodran provoi në provën e tretë me 149 kg, peshë të cilën arriti ta mbajë, por në fillim trupa e gjyqtarëve e konsideroi të parregullt, çka solli tension dhe protesta nga Qerimaj dhe i gjithë delegacioni i Shqipërisë.
Pas verifikimit, prova e Qerimaj u cilësua e rregullt, peshë që i dhuroi Qerimajt dhe Shqipërisë, medalje të argjendtë.
Diskutime rreth kësaj post