Ish-ministrja e Mbrojtjes dhe deputetja socialiste Mimi Kodheli ka folur si rrallë herë për jetën e saj personale duke zbuluar edhe disa nga momentet më të bukura që e kanë emocionuar.
Deputetja ishte e ftuar në emisionin “Rudina” ku tregoi se çastet më të bukura dhe më të lumtura në jetën e saj janë gjithmonë të lidhura me familjen. Nga momentet e lumtura të jetës së saj, deputetja veçoi momentin e diplomimit të djalit, duke shprehur se ishte shumë e emocionuar.
“Besoj që janë gjithmonë të lidhura me familjen, sidomos me djalin, flasim më të lumturat të jetës. Çast i vështirë lindja, por më i lumturi besoj në absolut. Besoj çast i lumtur momenti kur është laureuar, kur ka marrë diplomën, shumë i lumtur. Aq i lumtur ishte sa ai ishte duke e prezantuar projektin, se ju e dini që është arkitekt dhe unë kisha celularin në dorë me idenë që po e regjistroja. Në fund fare, pas gjysmë ore kuptova që nuk kisha regjistruar asnjë gjë. Kaq e emocionuar isha”, tregoi Mimi Kodheli.
Kodheli është prej vitesh e martuar me bashkëshortin e saj arkitekt Lekë Kodheli, me të cilin ka një djalë me emrin Mikel.
Ndër të tjera gjatë një rubrike të zhvilluar në emision, politikania zbuloi gjithashtu se është një kuzhiniere e mirë. E pyetur se cili është sekreti i një familjeje të lumtur, Mimi Kodheli tha: “Besoj është respekti, shumë respekt duhet të ketë në familje. Por një i huaj më pyeti njëherë dhe më tha ‘zonjë ju keni një karrierë kaq të rëndësishme politike”, supozohet që rrini shumë pak në shtëpi, pastaj duke qenë një njeri i rëndësishëm, supozohet që edhe në shtëpi jeni një njeri që vë rregulla loje. Cili është sekreti që keni 35 vjet martuar?” Unë i thashë kam 35 vjet që ia hekuros ende këmishat bashkëshortit.”
Diskutime rreth kësaj post