Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ka quajtur bordet e krijuara me qëllim kontrollin e çmimeve të produkteve ushqimore dhe hidrokarbureve, leva të qeverisë, të cilat i shërbejnë ekzekutivit dhe jo qytetarëve.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Sula tha se bordet mblidhen me “urdhër” të kryeministrit, pasi sqaroi se ata nuk u mblodhën kur çmimi i karburantëve në bursë u ul, por kur kryeministri Rama vëren një revoltë.
Postimi i plotë:
“Bordet në shërbim të qeverisë jo të qytetarëve!
Bordet në shërbim të qeverisë janë mbledhur 3 herë brenda javës për të ulur me nga 3 apo 4 lek çmimin e karburantit.
Në fakt në bursë çmimi i një fuçie naftë u ul edhe javën e kaluar por bordet e kryeministrit nuk e patën këtë vullnet për tu mbledhur. Por në momentin që kreu i qeverisë vëren një revoltë të qytetarëve nis lëvizjet përmes levave të tij.
Sot një fuçi naftë shitet në bursë 111 dollarë, ndërsa ne në Shqiperi e blejmë 2430 lekë litrin
Në krizën e çmimit të naftës në qeverinë e PD, kur çmimi në bursë shkoi 120 dollarë për fuçi, në tregun me pakic në Shqipëri 1 litër naftë e blenim max 190 lek për litër.
Por përse e blejnë shqiptarët kaq shtrenjt naftën?! Përgjigja është: për shkak të babzisë së qeverisë. Më posht janë taksat që merren nga shteti ynë për një litër karburant:
-3 lek për litër Takse Karboni
-27 lek për litër Takse Qarkullim
-0.61 lek për litër Takse Markimi
-40.275 lek për litër Tvsh 20%
-Plus marzhi fitimit të BORD Transparence
-Plus kosto për Transporti 2 leke/liter
110 lek të reja taksa të ndryshme për një litër karburant.“-shprehet ai.
Diskutime rreth kësaj post