Gazetari Ben Andoni thotë se Kryeministri Edi Rama duhet t’i shmangej daljes në krahë të ministres së Jashtme Olta Xhaçka, në vend që të thoshte se bashkëshorti i saj ka një pronë private në bregdet si shumë të tjerë.
Andoni i ftuar në MCN TV tha se Rama duhet t’i shmangej kësaj çështje dhe të linte ministren të fliste.
“Rama duhet ta kursente këtë dhe t’ua linte institucioneve. Duhet të ishte shumë i kujdesshëm, nuk kishte pse ta merrte në mbrojtje. I takon vetë ministres të merrej.
Rama i atribuon vetes forcën, mundësinë dhe ligjërimin që të dalë mbi çdo institucion. Rama duhet ta kursente dhe tua lërë komisioneve parlamentare, rregulloreve parlamentare, nëse ka konflikt shumë të madh interesi futet edhe drejtësia brenda.
Zoti Rama jo vetëm e ka tepruar, por po krijon një kazus jo të mirë për çështje të tjera. Nuk besoj se do shkojë më shumë se rëndësinë më të madhe do e marrë protesta e pas disa ditëve”, tha Andoni.
Diskutime rreth kësaj post