Ukraina i ka kërkuar Turqisë ditën e sotme që të ndalojë një anije ruse Zhibek Zholy.
Anija supozohet se përmban një ngarkesë drithi të marrë nga porti i pushtuar nga Rusia i Berdyansk në juglindje. Ministria e Jashtme e Ukrainës, duke cituar informacionin e marrë nga administrata detare e vendit, tha se Zhibek Zholy kishte marrë rreth 4,500 tonë drithë.
Bëhet fjalë pasi u raportua më herët se Rusia ka filluar transportimin e grurit nga territoret e pushtuara në Ukrainë. Kievi ka akuzuar në mënyrë të përsëritur Rusinë për vjedhjen e grurit nga zonat e pushtuara, gjë që Moska e ka mohuar – por frika nga mungesa e ushqimit është rritur.
Diskutime rreth kësaj post