Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi javën e ardhshme, një nga javët më të rëndësishme për Shqiptarët duke kujtuar protestën që do të mbahet të enjten e 7 korrikut.
Por në një kohë që PD do të përgatis protestën kundër qeverisë, Shqipëria do të jetë me sytë nga Brukseli për të pritur vendimin për çeljen e negociatave. Berisha tha se thirrja e tij është e pandryshuar për vendet e Bashkimit Europian kur bëhet fjalë për çeljen e negociatave.
I pandryshuar qëndrimi i Berishës dhe Partisë Demokratike për projektligjin e qeverisë për lejimin e kanabisit për arsye mjekësore.
Paralajmërimin e kishte të drejtpërdrejte për Edi Ramën për protestën e 7 korrikut. Berisha i bëri thirrje të gjithë deputetëve të Partisë Demokratike të angazhohen dhe të mobilizojnë sa më shumë qytetarë për protestën e 7 korrikut.
Diskutime rreth kësaj post