Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme është shprehur në konferencën për mediat që po bëhet në Kryeministri se me çështjen e konfliktit të interesit për një investim të bashkëshortit në jug të vendit, do të merren institucionet.
Olta Xhaçka u shpreh e sigurt që institucionet do të flasin ashtu siç duhet.
“Nëse ju do më thonit 1cm katror tokë publike, një lekë publike të fituar nga unë apo bashkëshorti im, do t’ju jepja edhe përgjigje nëse i kemi pasuritë e ndara apo i kemi të përbashkëta. Më vjen keq që ky spekulim i ngritur nga pak deputetë të opozitës të marrë vëmendjen që po merr sot edhe në këtë konferencë shtypi që është mbledhur për të tjera arsye…”
E pyetur nga gazetarët nëse pasurinë e ka të përbashkët me bashkëshortin apo të ndarë, ministrja tha se nëse dikush do t’i tregojë 1cm katror tokë publike apo një lek publik që ajo apo bashkëshorti i saj mund të kenë fituar atëherë do të tregojë sesi e ka pasurinë me Artan Gaçin.
Xhaçka thotë se bëhet thjesht fjalë për një spekulim të ngritur nga “disa deputetë të opozitës të mbetur pa tekst në politikë që tani duan të fitojnë 15 minuta famë”
“…Investimet në turizëm duhen stimuluar, qëllimi i investimeve strategjike. Megjithatë e kam shprehur qartë, procesi ka hyrë në binarë institucionalë. Dhe kam besim që institucionet do të flasin ashtu siç duhet.”
Diskutime rreth kësaj post