Prej kohësh në korridoret e politikës flitet se Ilir Meta do të jetë kandidat për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen vitin e ardhshëm. Vetë Meta nuk ka bërë ende një konfirmim për këtë teksa pritet që në më pak se një muaj të lërë zyrën e kreut të shtetit dhe t’i bashkohet opozitës.
Një marrëveshje bashkëpunimi Meta-Berisha e konfirmoi edhe ky i fundit në një intervistë që dha në emisionin “Opinion”.
“Absolutisht do ketë një rakordim të plotë. Nuk ka rëndësi a ka marrëveshje. Do uketë një rakordim të plotë në Frontin për Shpëtimin e Shqipërisë me Ilir Metën dhe cilindo që do të bashkohet në këtë front”, tha Berisha që u pyet edhe për takimin që kanë pasur në Baku të Azerbajxhanit pak ditë më parë.
“Natyrisht që për politikë diskutuam. Aty nuk folëm për çështje jo politike. Aty ishte një tjetër tavolinë, pa diskutim që folëm për probleme të vendit”, tha Berisha.
I pyetur lidhur me zërat që Meta do të jetë një kandidat i opozitës për bashkinë e Tiranës, Berisha tha se PD do të zgjedhë kandidatët me primare.
“Ne kemi një sistem primaresh nga e cila nuk do të heqim dorë. Do të vendosin primaret. Ka marr fund koha që Berisha mbështet këtë apo atë. Berisha do mbështesë cilindo kandidat që fiton në primaret. Nuk kemi diskutuar gjë për aleanca, nuk them dot që PD-ja nuk garon në Tiranë” – tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post