Ka vijuar sërish me qëndrimet e tij kritike deputeti socialist Erion Braçe në fjalën e mbajtur në seancën plenare të ditës së sotme.
Braçe ngriti sërish problemet e bujqësisë teksa vijoi replikat me kreun e qeverisë Edi Rama që nisi pak ditë më parë nga një statusi i tij për rënien e numrit të lopëve.
“Më thoni ku ikën lopët kur sot Shqipëria prodhon 97% të qumështit që konsumon”, deklaroi Rama.
Braçe u ndal te rritja ekonomike ku veçoi bujqësinë e cila sipas tij ka pësuar 0.01% rritje. Ai u shpreh edhe tani do thonë se i ka numëruar gabim Erioni për të vënë në siklet qeverinë.
“Do paguajmë më shtrenjtë hekurat, tubat me çmimet që janë abuzim. Po për punëtorët a do pagaujmë ne më shtrenjtë apo do vazhdojmë të paguajmë me çmimet e vitit 2020. Sa të paguajmë para për tuba po punëtorinë a do e paguajmë ne.
Po konkurroheni nga tregje më të pasura që janë më ftuese për çdo punëtor. 5.97% rritja ekonomike. Një lajm shumë i mirë. Por bujqësia ishte 0.01%. Ça do thoni tani se i ka numëruar gabim Erioni si lopët, për të vënë në siklet qeverinë?”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post