Ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, ka folur për drejtorin aktual të Tatimeve, Ceno Klosi, i cili akuzohet si fajdexhi dhe për vilën luksoze në Londër, si dhe për transaksionet e dyshimta.
Sa i takon vilës në Londër, Shehaj pyeti e habitur se “Ka vilë në Londër?”, duke shtuar se vetë edhe një shtëpi që kishte blerë në Vlorë, nuk e ka më.
Shehaj deklaroi më tej se fajdeja nuk është e lejuar në Shqipëri, duke shtuar se ILDKPKI duhet të kishte vepruar për të kryer një hetim të thelluar.
“Duhen parë letrat për çfarë është akuzuar Ceno. Unë Cenon e njoh që në bankë, kemi punuar vite, kemi nja 12 vite pa u parë. Nuk di të flas për Cenon sot, unë e njoh Cenon atëherë, nuk di të flas për Cenon sa i lirë është.
Ka vilë në Londër? Nëse ai ka shkruar dhe ILDKPKI lexon aty që ai ka dhënë para me interes jashtë sistemit bankar dhe nuk paguan tatim, fajdeja është e palejuar në Shqipëri. I paska ecur mirë. Dhe unë drejtor banke e drejtor Tatimesh kam qenë, por nuk kam, dhe një shtëpi që kisha të blerë në Vlorë, nuk e kam më.
ILDKPKI duhet të kishte vepruar, fajdeja është e palejuar në Shqipëri. Ai mund të jepte depozita në bankë, apo mund të kishte një deklaratë borxhi, që mund t’ia jepte dikujt.
Dua të jem e kujdesshme, se ai djalë ka punuar shumë vite në bankë, ka pasur një pagë shumë të mirë, ndaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm të gjithë. Ai ka qenë nivel më i lartë se unë në bankë, ka pasur pagë të mirë, ndaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm.
Unë kam marrë detyrën në 3 tetor, në 10 ose 15 tetor më ka nisur hetimi i pasurisë nga ILDKPKI. Jam hetuar në detyrë, ndoshta dy herë, dhe familjarët e mi, edhe palët e lidhura. Pra, jam hetuar familjarisht në hetim të thelluar nga ILDKPKI. Unë para me fajde nuk do kisha dhënë, se është e ndaluar. Duhet dëgjuar dhe pjesa tjetër”, u shpreh ish-drejtoresha e Tatimeve në emisionin “Frontline”.
Diskutime rreth kësaj post