Analisti Genc Burimi, ka komentuar ditën e sotme në një emision televiziv në lidhje me ligjin për amnistinë fiskale, i cili e ka quajtur një mënyrë me të cilën qeveria është duke u përpjekur që të mbledhë të ardhura të cilat i duhen për të paguar borxhet dhe interesat e tyre.
Analisti ka shtuar se ky lidh do të ndihmojë të gjithë ata që kanë fituar para në mënyrë ilegale, përfshirë edhe politikanë, ku përmendi rastin e ish- ministrit Lefter Koka.
Sipas tij, me ligjin e ri Koka do t’i kishte pastruar paratë me ndihmën e të afërmve.
“Do e quaja jo rikthim por kalim me forcë në këtë ligj sepse bathët u panë në formularin me 12 pyetje, që e kam thënë që ishin graniturë dhe kryesorja ishte amnistia.
Konteksti dihet se pse qeveria është në pikë të hallit, të ardhurat ka rënë jo vetëm nga lufta pandemia dhe tërmeti. Patëm rënie të rritjes ekonomike sepse ishte ngritur lart në mënyrë fiktive nga punimet në hidrocentrale dhe TAP.
Në këtë kontekst ku përqindja e interesave do të çmenden, ashtu siç po ndodh në Itali, tani paratë e marra borxh do të kushtojnë shumë më shtrenjtë. Një pjesë e mirë do të shkojë për interesat e borxheve. Pra i duhen me doemos para, qoftë edhe ato që vijnë nga punë të pista.
Amnistia bëhet për të amnistuar para të fituar ilegalisht brenda ose jashtë.
Problemi moral është me persona që taksohen 23 përqind sepse punojnë ndershmërisht. Pra krijon çmotivim gjigand tek ata që punojnë me djersën e ballin dhe shohin dikë tjetër që taksohet më pak. Krijon problem moral edhe me institucionet ndërkombëtare, jemi në listën gri me vende që kanë problem me pastrimin e parave. FMN tha në asnjë mënyrë mos krijoni amnisti fiskale.
Krijon edhe problem ekonomik. Amnistia bëhet kur kontrolli fiskal nuk është eficent. Ndaj e ka edhe Franca. Ajo e zgjidh tek baza e deklarimit, ndaj nuk ka nevojë për amnisti. Mjafton që qeveria jonë të bëjë një kontroll të thjeshtë të kontrollojë se cilët janë individët që lëvizin me makina me marka të çmendura dhe që në realitet deklarojnë shumë pak të ardhura. Atë kontroll që e bën sot vetingu bëje në rang kombëtar.
Ka ministra me LV, me Dior, me Chanel me marka që nuk mund ti blesh kurrë me rrogën që merr. Merri kontrolloi. Ky kontrollon aty ku do të bëjë shantazh.
Një amnisti përjashton subjektet në konflikt me administratën fiskale dhe Rama i fut edhe këta brenda, dhe e dyta zyrtarë e politikanë.
Është një tallje. Sot ke një ministër, Lefter Koka psh, nëse nuk do të ishte arrestuar milionat do i pastronte duke ia dhënë familjarëve dhe do ti legalizonte. Për të qarë apo qeshur?
Pse e bën qeveria këtë?
Ai ka nevojë për të ardhura fiskale. Kjo është më e vogla. Mund të jetë edhe vetë i shantazhuar, mund të jetë i kapur nga mafia që i thotë paratë nuk i fus dot më në ndërtime e duhet ti legalizoj.
Rama nuk ka më të ardhura fiskale. Ka kaq shumë borxhe. Me Bechetin që humbi gjyqin, janë 130 milion euro vetëm për të që shtohen çdo vit që nuk paguan. Ku do i gjejë?
Kemi edhe ligjin që e taksimit për profesionet e lira.
Kjo është çmenduri. Në një epokë ku Perëndimi disa profesione mundohet ti joshë e ti mbajë, ky i rrit taksat. Është non sens ekonomik. Një mjek pse do të rrijë tek ne kur Spanja, Franca, Gjermania i hapin dyert?
Është një lloj non sense, nuk ka debat, është kalim me forcë i ligjeve shumë të dëmshme për vendin tonë.
Mos mendoni se me amnisti paratë shkojnë në buxhetin e shtetit, në Tunizi për shembull amnsitia shtoi detyrim që paratë të qëndrojnë në banka për një vit, ose të financojnë gjëra të caktuara.
Çfarë fiton Shqipëria për shembull nëse kam bërë para ilegalisht në Francë, i sjell në Shqipëri i pastroj dhe të nesërmen i çoj sërish jashtë.
Çfarë fitoi Shqipëria. Përveçse u bë lavatriçe? Vër një kusht për shembull që të qëndrojë në vend 5 vite.
Shpresoj opozita të jetë e bashkuar dhe shumë më aktive.
Organizmave ndërkombëtarë ky o thotë doni tu laj borxhet apo do të dish nga vijnë paratë. Ndaj nuk besoj tek presioni i tyre.
Kjo që po bëhet është një gjë e shëmtuar. Pse paskemi nevojë për Ramës kur një amnisti fiskale mund të bëhet çdo vit. Dihet që Shqipëria është kampin për para të pista. Prej si qeveri të më rrisësh ekonominë në mënyrë të pastër e të shëndetshme.
Atyre shoh qeverinë e suksesshme. Por kështu? Ku po tregohet një vlerë e shtuar? Rritje ekonomike ka, mos të fshihet pas pandemisë dhe luftës” është shprehur ai.
Në lidhje me atë se çfarë na pret dimrin e ardhshëm me paralajmërimet e ndërkombëtarëve se do do të ketë kriza të shumta, Burimi tha se situata nuk pritet të jetë aspak e mirë. Ai ka zbuluar se për të parën herë në Francë, tre grupet franceze të gazi, karburanteve dhe energjisë elektrike dhanë mesazh për të kursyer energjinë dhe karburantin sepse dimri do të jetë i vështirë.
“Njerëzit ende nuk po ndërgjegjësohen, jemi në fillim të verës po ndodhi diçka e veçantë që nuk u vu re nga publiku. Të dielën në Francë ka vetëm një gazetë, për herë të parë këtë të dielë pash një letër të përbashkët nga 3 grupet energjetikë franceze, për karburantet gazet dhe energjinë elektrike.
Të tre dhanë mesazh për të kursyer energjinë dhe karburantin sepse dimri do të jetë i vështirë, sepse do të ketë probleme, më shumë për Gjermaninë se Francën, për një dimër shumë të vështirë, unë vetë po mendoj të blej dru sepse nuk i dihet me çdo të përballemi. Përtej krizës ekonomike është inflacioni. Shqipëria nuk ka këllqe të forta për të përballuar inflacion që po na troket në derë. Do të kemi shumë shqiptarë që do të vuajmë shumë. Sot kemi 2 kategori biznesesh që janë pasuruar në kohë lufte dhe duhet të taksohen më shumë. Janë karburantet që duhet të marrin taksë lufta. Dhe bizneset e lidhura me vaksinat dhe testet”, u shpreh Burimi.
Diskutime rreth kësaj post