Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili në një reagim të bërë në rrjetet sociale, ka sulmuar qeverinë në lidhje me situatën ku e bujqësisë dhe blegtorisë në vend.
Vasili shprehet se qeveria jep 60 milionë euro shtesë për rrugën Kardhiq-Delvinë, ndërkohë që blegtorët shqiptarë po rrënohen dhe varfërohen çdo ditë.
Reagimi i plotë:
“Ja faktet, qe bujqesia po shkaterrohet, ndersa rilindja jep miliona euro shtese per tendera me 99% te vleres! Rilindja jep 60 milion euro shtese vetem per Rrugen Kardhiq- Delvine, jep tenderin me 99% per rruget e jugut dhe kompeson tenderat me dhjetra milion euro te tjera.
Ndersa per bujqesine shqiptare qeveria nuk ka asnje lek per ta ndihmuar, por tallet me rrenimin e saj.
Dhe si te mos mjaftoje kjo, por edhe genjejne per faqe te zeze me deklarata mashtruese per bujqesine dhe per suksese imagjinare te saj.
Blegtoret shqiptare po rrenohen e varferohen perdite dhe shifrat ulerijne. Ja te dhenat zyrtare te vete INSTAT, ne tre vitet e fundit:
1-Numri i gjedheve ka rene me 130 mije krere ose 28 per qind
2-Numri i te leshtave eshte ulur me 380 mije krere ose 20 per qind
3-Numri i te dhirtave eshte ulur me 142 mije ose 15.5 per qind
4-Numri i derrave eshte ulur me 25 mije ose 13.6 per qind.
Krahasoni te dhenat me propaganden bastarde te ketyre te rilindjes qe duke folur per suksese te genjeshterta i ngulin realisht thiken pas shpine fermereve shqiptare.” tha Vasili.
Diskutime rreth kësaj post