Në mbledhjen e sotme të kryesisë së PD, kreu i PD Sali Berisha, e ka konsideruar si gjuhë ordinere fjalimin e Kryeministrit Edi Rama në samitin e BE-së në Bruksel.
Sipas tij, Rama shkoi në Bruksel si përfaqësue4s i Vuçiçit ndërsa theksoi se kreu i qeverisë shqiptare përdori një gjuhë të ngjashme me atë të Lavrovit, Putinit apo Lukashenkos ndaj udhëheqësve të BE-së.
“Samiti i Brukselit zbuloi para gjithë shqiptarëve që Rama shkoi në Brukses si përfaqësues i Aleksandër Vuçicit dhe jo i Tiranës, i shqiptarëve. Përdori një gjuhë ordineri, gjuhë të cilin mund ta përdorë vetëm Lavrovi, apo Putini apo Lukashenko ndaj udhëheqësve të BE”, u shpreh Berisha.
Më tej Berisha tha:“Bullgaria ka qenë një nga avokatet kryesore në Gjykatën e Hagës kur është gjykuar çështja e pavarësisë së Kosovës. I ka bërë asaj pavarësie një mbrojtje të shkëlqyer. Duhet të jesh si Rama që të sulmosh një vend që tradicionalisht ka vetëm qëndrime dhe vendime miqësore ndaj shqiptarëve. E bën kryekëput sulmin për llogari të Beogradit. Nuk e lidh asgjë sulmin e tij ndaj Bullgarisë me shqiptarët, as me Kosovën. Po gërshetohen të gjithë faktorët që e bëjnë këtë qeveri kryekëput çnjerëzore”.
Diskutime rreth kësaj post