Sali Berisha në konferencën e tij për shtyp ka deklaruar se protesta e thirrur nga ai vetë më 7 korrik ka një rëndësi të madhe.
Kjo – sipas tij – jo se është e PD-së, por e të gjithë qytetarëve.
Berisha njoftoi se selia blu do të shkojë në koalicion më forcat politike opozitare parlamentare dhe joparlamentare.
“Roli i PD-së është përcaktues në organizim, por selia blu shkon në protestë me një koalicion të gjerë me shoqërinë civile dhe forca politike parlamentare dhe jo parlamentare”, u shpreh ai.
Thirrja fillestare për protestën u bë nga Berisha në oborrin e Kuvendit. Asokohe, ai ftoi gjithë qytetarët shqiptarë për të marrë pjesë në “protestën madhështorë” në orën 19:00.
“Kjo nuk është një protestë vetëm e PD-së. Është një protestë e shoqërisë civile”, vijoi ai.
Ndërkohë po atë ditë mazhoranca do të miratojë një rezolutë kundër gjenocidit serb në Bosnjë.
Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e cilësoi kreun demokrat, Sali Berisha si bashkëpunëtor të ish-presidentit serb Sllobodan Millosheviçit, pasi ai bëri thirrje për protesta, ndërsa kjo datë shënjon edhe gjenocidin serb në Srebrenicë.
Diskutime rreth kësaj post