Deputeti dhe ish-zv.kryeministri, Erion Braçe ka sulmuar sërish qeverinë, pas disa të dhënave të publikuar nga INSTAT për blegtorinë në vitin 2021.
Braçe thotë se po ndodh ajo që e kishte paralajmëruar në nëntor të 2018-ës, në Komisionin e Ekonomisë.
Ai sulmon Ministrinë e Bujqësisë dhe kërkon që të ndryshohet TVSH-ja për bujqësinë, në mënyrë që të mos humbim akoma bagëti dhe ushqim.
Postimi i plotë:
“65 MIJE LOPE ME PAK
NGA 31 DHJETOR 2018!
250 MIJE DELE DHE
100 MIJE DHI ME PAKNGA 31 DHJETOR 2018!
131 MIJE TONE QUMESHT ME PAK
NGA 31 DHJETOR 2018!
INSTAT KA PUBLIKUAR TE DHENAT E BLEGTORISE PER VITIN 2021!
Shikoni, e urrej te them “JU PATA THENE”;
POR REZULTON E PROVUAR GJITHCKA, MADJE KETE HERE ME TE DHENA NGA VETE MINISTRIA E BUJQESISE!
Ne nentor 2018, kur ndryshoi TVSH PER BUJQESINE, ju thashe e ne fund edhe ika nga KOMISIONI I EKONOMISE, ne Kuvend per tre ore me rradhe u mundova te bindja per ta ndaluar PASOJEN, kete qe e keni me lart ne shifra!
NUK DEGJOI KUSH!
Po tani? Do vijoni me “e fryn Erioni se nuk eshte keshtu situata”?
A KA VLERE FJALA NE KETE VEND?
NESE KA, NDRYSHONI TVSH PER BUJQESINE QE TE MOS HUMBIM AKOMA ME BAGETI, AKOMA ME USHQIM!
Duhet prodhuar ne vend, duhet bere tani!”-shkruan Braçe.
Diskutime rreth kësaj post