Jeta Deda drejtoreshë e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, në rubrikën “Opinion: në News24, ka folur në lidhje me sigurinë ushqimore në sezonin e verës.
Ajo i ka bërë thirrje qytetarëve dhe referuar sezonit të verës edhe turistëve, që të tregojnë kujdes dhe të mos blejnë ushqime të tregtuara në rrugë.
Ajo shtoi se kujdes duhet treguar edhe në lidhje me etiketat të cilat duhet të jenë në gjuhën shqipe, si dhe për kushtet e ruajtjes së produkteve.
Në lidhje me rrezikun e korruptimit të inspektorëve në terren, Deda tha se struktura e anti korrupsionit ka verifikuar raste të cilët më pas edhe janë ndëshkuar.
“Nisja e sezonit ka treguar në krahasime vitin e kaluar në shtim të numrit të inspektimit, marrjes së mostrave jo konform, masave administrative etj.
Problemet kryesore, nga duhet të ruhen turistët?
Do të thosha që ajo nga e cila duhet të ketë kujdes konsumatori është që produkti të jetë i pajisur me etiketë, e jo me një gjuhë të panjohur për të por në gjuhën shqipe, ndryshe do të thotë që nuk ka kaluar në sytë e ekspertëve, AKU dhe se nuk ka një fletë analizë.
Një nga rastet është alergen, psh kikiriku ose soja, të cilët rrezikojnë jetën dhe shëndetin e personave të cilët mund të jenë alergjikë ndaj tyre. Nuk është qëllim vetëm goditje e informalitetit po të kemi në tryezë produkte të kontrolluara, një produkt me certifikatë fitosanitare, të gjitha janë të rëndësishme.
Të shmanget blerja në rrugë dhe të rritet në operatorë të kontrolluar.
Për pjesë e kontrabandës duhet të shprehemi bashkë me doganat e policinë, flasim për mallrat që kalojnë në pikat e inspektimit kufitar, pra janë në sistemin e gjurmimit. Brenda këtij viti jemi pjesë e sistemit që importet dhe eksportet do të kalojnë online për të qenë të aksesueshëm për kontroll edhe nga qytetarët europianë.
Etiketa tregon që kanë kaluar të gjitha hallkat, por duhet pasur kujdes që të shohim edhe kushtet e ruajtjes së produkteve.
Kemi inspektorë mjaftueshëm për të mbuluar pikat kufitare, jemi të shtrirë në 12 drejtori rajonale. Sa i përket rrezikut e korruptueshmërisë së inspektorëve, kemi ndjekur një metodë sa i përket denoncimeve. Përveç që kemi raportuar në drejtorinë përkatëse, në një moment të dytë kemi dërguar strukturën tonë të rrjetit antikorrupsion për të vëzhguar. Ky pozicion ka pasur raste suksesi që ka dërguar në autoritetet përkatëse raste të cilat janë ndëshkuar.
Çdo ankesë e denoncim regjistrohet në platformën e bashkëqeverisjes i shkon edhe anti korrupsionit. Nëse kanë kontakt me një inspektor të tillë bëjmë thirrje të njoftohet për të në mënyrë që të merren masa.
Së pari duhet thënë që produktet në treg janë të sigurta për konsum. Patjetër ka problematike, pro mbikëqyrja është në çdo operator të biznesit ushqimor, për të verifikuar etiketat e për të marrë mostra”, tha ajo.
Deda tha se është e domosdoshme që makineritë bujqësore që punojnë sot tokat shqiptare të jenë të pajisura me këtë certifikatë fitosanitare nga vendet që vijnë, për të shmangur parazitët për të mos i sjellë në tokat tona.
Sa i përket pajisjeve laboratorike për analizimin e ushqimeve që hyjnë në vend, drejtoresha e AKU tha se inspektorët tanë janë të pajisur me pajisje për marrjen e mostrave.
“Kemi një plan me bazë risku. Sivjet e kemi të rifreskuar. Jemi në një proces ku po vlerësojmë bashkë me institutin e veterinarisë se cilat duhet të jenë pajisjet që të jenë të përdorshme nga trupa në laboratorët tanë.
Kemi disa aparatura që janë blerë me fonde të BE-së të cilat analizojnë produktet e grurit, miellin, vajrat etj. Ajo që duhet thënë dhe që vlen për t’u theksuar, është që mbi 90% e analizave të kryera në laboratorët e ushqimit kanë dalë me të njëjtin rezultat dhe kur janë ankimuar. Është një punë e përbashkët, jo vetëm e AKU-së”, deklaroi ajo.
Diskutime rreth kësaj post