Kryeministri i vendit Edi Rama, ka publikuar në rrjetin social “Facebook”, pamje të përfundimit të punimeve të aksit Kardhiq-Delvinë.
Kreu i qeverisë prej javësh i ka bërë jehonë faktit që kjo rrugë, e nisur prej vitesh nga qeveria shqiptare do të jetë plotësisht e aksesueshme duke nisur nga muaji korrik.
Rama bën me dije se për pak ditë ky aks do të hapet për të gjitha automjetet.
Postimi:
“MIRËMËNGJES, dhe me këto pamje thuajse finale, fare pak ditë para se të hapet për të gjitha automjetet, rruga e re kombëtare Kardhiq-Delvinë e deri në Sarandë, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan kryeministri.
Kjo rrugë lehtëson aksesin drejt Sarandës, duke i dhënë një hov të mëtejshëm turizmit.
Diskutime rreth kësaj post