Ish-banori i “BBVIP” Meridian Ramçaj, ka komentuar prishjen e “vëllazërisë” mes Ilir Shaqirit dhe Sabianit, këngëtari nuk mori pjesë as në dasmën e fituesit të “Big Brother VIP” dhe pse ky i fundit pretendon se ka qenë i pari që e ka marrë ftesën.
Gjatë një interviste që dha së fundmi, i pyetur se çfarë mendimi kishte në lidhje me mungesën e këngëtarit në dasmën e Ilirit, Meridiani nuk kurseu ironinë.
Ai tha se pavarësisht çdo gjëje, ai do të shkonte në dasmën e vëllait të tij.
“Çfarëdo të ndodhte unë vëllait do t’i shkoja në dasmë, nuk e di çfarë gjëje e keqe ka qenë por prapë vëllait do i shkoja në dasmë“, tha Meridiani.
Diskutime rreth kësaj post