Nëna e Britney Spears, Lynne, thotë se dëshiron që vajza e saj të jetë e lumtur, pavarësisht se nuk ishte e ftuar në dasmën që mbajti pak javë më parë.
Në martesën me Sam Asghari, nuk mori pjesë familja e këngëtares, pas akuzave lidhur me kujdestarinë 13 vjeçare.
Lynne Spears, u pa teksa mbërrinte në një aeroport në Los Anxhelos, ku u pyet për vajzën e saj të famshme.
67-vjeçarja, nëna e tre fëmijëve nuk foli shumë për Britney-n, por këmbënguli se ajo dëshiron më të mirën për vajzën e saj të madhe.
“Unë dua që ajo të jetë e lumtur”, tha ajo.
Në fillim të këtij muaji, Lynne uroi publikisht Britneyn për martesën e saj me Sam Asghari, pavarësisht se nuk ishte e ftuar në ceremoni.
Kujtojmë që, Britney e ka akuzuar të ëmën se ka qenë ideatorja e kujdestarisë ligjore, që e ka privuar nga shumë gjëra.
Diskutime rreth kësaj post