Kryeministri Rama, ka folur nga Austria ku është ndalur në Forumin Europian Wachau, pas samitit të Brukselit, ku ka folur edhe për temperamentin e popujve të Ballkanit, ndërsa argumentonte arsyet e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.
Duke folur për pretendimet e secilit prej vendeve të Ballkanit, për autenticitetin dhe vjetërsinë e tyre në rajon, Rama megjithatë nuk e kurseu batutën kur tha, se ndonëse janë të çmendur, Ballkanasit janë të mirë.
“Kini durim me ne të dashur miq. Dhe mos harroni, pavarësist problemeve tona që duhet t’i theksoj, se kjo nuk nënkupton që jemi viktima të ndonjë padrejtësie, jemi viktima të historisë sonë dhe ndonjëherë viktima të vetvetes. Por jemi njerëz të mirë dhe jemi të çmendur. Kështu që më mirë të na keni me ju dhe kur na keni me vete , merrni më të mirën nga ne, mënyrën tonë të të qenit të mirë, të qenit besnikë dhe mund ta përdorini çmendurinë tonë për t’u marr me të tjerët”, shprehet Rama.
Diskutime rreth kësaj post