Ditën e sotme, nisi zbatimi i marrëveshjes për hapjen tërësore të kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë, ku ҫdo fundjavë gjatë sezonit veror në pikat kufitare nuk do të ketë asnjë ndalim për kontroll dokumentash apo policor.
Marrëveshja u arrit në mbledhjen e fundit të përbashkët të dy qeverive.
Në këtë mbledhje është rënë dakord që çdo fundjavë nga 1 Qershori deri në 30 Shtator mes Kosovës dhe Shqipërisë, të mos ketë asnjë ndalesë në kufi.
Sot qytetarët e Kosovës që vijnë për të pushuar në brigjet e bregdetit të Shqipërisë, e kanë kaluar kufirin pa asnjë ndalesë.
Diskutime rreth kësaj post