Ditën e djeshme, në Drejtorinë e zjarrfikësve në Tiranë, një moment emocionues ka qenë Zjarrfikësit, Zeni Lamuça, heroi që shpëtoi dy vajzat e vogla në pallatin që mori flakë në “Astir” pak ditë më parë, u vizitua nga vogëlushet që shpëtoi dhe babi i tyre.
Vetë Lamuçës iu desh të ngjitej dy herë në katin e shtatë me shkallët e zjarrfikëses, për të shpëtuar dy vajzat e vogla të familjes Nanaj.
Ato ishin bllokuar nga tymi dhe në pamundësi për të dalë nga shkallët e brendshme, u evakuuan me zjarrfikëse.
“Ky është zjarrfikësi Zeni Lamuca, heroi i gocave të mia”, shkruan Nanaj, pasi ka gjetur efektivin e Shërbimit Zjarrfikës dhe ka shkuar bashkë me dy vogëlushet ta falënderonin për ndihmën.
Diskutime rreth kësaj post