Kryeministri i vendit Edi Rama, ka dhënë një intervistë për gazetarin Luke Brown, në median franceze “FRANCE24”, duke deklaruar se nuk është Shqipëria, ajo që ka bërë progres të ngadaltë drejt BE-së, por është ngadalësuar BE-ja drejt së ardhmes së saj.
“Rama është bërë gjithnjë e më i frustruar nga mungesa e progresit të anëtarësimit të vendit të tij në BE: fillimisht duke kërcënuar se nuk do të vinte në samitin në Bruksel, më pas duke njoftuar se procesi po “mbahej peng” nga vetoja bullgare mbi procesin e pranimit të vendit të tij dhe Maqedonisë së Veriut. Shqipëria ka statusin e vendit kandidat për në BE që nga viti 2014″, shkruan në artikullin e publikuar në internet “FRANCE 24”.
Kryeministri Rama ka deklaruar në këtë intervistë se; “nuk është se Shqipëria ka bërë progres të ngadaltë drejt BE-së, por se BE-ja është ngadalësuar shumë drejt së ardhmes së saj”; megjithatë ai thotë se nuk është më “i frustruar”, por më tepër i trishtuar nga dështimi i BE-së për të “përmbushur premtimin e dhënë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, shprehet ai.
Rama vazhdoi duke e përshkruar statusin e kandidatit në BE si “një lloj pilule antidepresive” për të rritur moralin e vendeve kandidate.
Diskutime rreth kësaj post