Vijojnë prezente masat ajrore me origjinë Afrikane, duke diktuar në vendin tonë mot të kthjellët dhe të nxehtë gjatë paradites, ndërsa pjesa e dytë e ditës sjell kalim të vranësirave nëpër të gjithë territorin e vendit, ku më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat veriore, duke rrezikuar rrebeshe afat-shkurta shiu në ekstremin verior të vendit.
Parashikohet që orët e mbrëmjes të vijojnë nën dominimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 36°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.
Rajoni dhe Europa
Kontinenti Europian do të jetë nën mbizotërimi e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominante.
Ndërsa Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre mbeten me vranësira, rrebeshe shiu dhe mini-stuhi ere. Po ashtu, Europa Lindore dominohet nga vranësira të dendura por nuk priten reshje.
Republika e Kosovës
Paraditja do të nisë, me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash në të gjithë territorin e Kosovës por pas- mesditës dhe në vijim do të ketë shtim të vranësirave dhe lagështirës në ajër në shumë zona të Kosovës, parashikohet të ketë reshje shiu në të gjithë Kosovën.
Maqedonia e Veriut
MV për-gjatë paradites paraqitet në ndikimin e m otit të kthjellët por orët e pasdites do të kenë kalime vranësirash në të gjithë Maqedoni, duke krijuar mundësi për shira në skajin verior. Kjo situate e motit të qëndrueshëm do të na shoqërojë në mbrëmje dhe gjatë natës.
Diskutime rreth kësaj post