Spartak Ngjela nuk ka shumë pritshmëri nga protesta e paralajmëruar e Partisë Demokratike me 7 korrik.
“Dështim i radhës”.-tha ai.
Në një intervistë televizive ai thotë se nëse do të ketë dhunë do të shpërndahen në shtëpitë e tyre me gaz.
“Po të bëjë dhunë do të ketë gaz lotsjellës dhe do të ikin në shtëpi”.-u shpreh ai.
“Të pamotivuara i gjen edhe arsyet e protestës.Nuk di cila është kërkesa. Duhet ta arsyetojë krizën ekonomike kurse çmimet dalin në treg nuk i ka shteti, është shtet kapitalist. Çmimet janë ngritur sepse Shqipëria nuk ka prodhim. Kush e zhduku prodhimin? Ata që eliminuan 500 fabrika me paratë e kundërshtarëve të Shqipërisë. Ka histori të dhimbshme Shqipëria në 30 vjet. Shqipëria nuk ka prodhim, qeveria aktuale nuk ka bërë lojë 8 vjeçare për prodhim”.-u shpreh Ngjela.
Megjithatë Ngjela shton se protestat janë shëndet por po ka dhunë i godet shteti.
Diskutime rreth kësaj post