Avokati Spartak Ngjela ka komentuar mbrëmjen e sotme votimin e parlamentit bullgar për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, i cili e sheh si pasojë e përdorimit të gjuhës së ashpër të kryeministrit Rama ndaj Bullgarisë.
Duke komentuar përplasjen diplomatike të Shqipërisë me Bullgarinë, ku pati një reagim dhe nga Ministria e Jashtme bullgare, Ngjela thotë se Rama nuk artikuloi asgjë tjetër përveç një fakteve të vërteta.
“Shumë mirë i tha. Fitoi ai me atë. E hoqi veton Parlamenti. Ka pasur efekt goditja e Ramës. Ndodhi menjëherë pas kësaj. Gjuha e Ramës normal fare, pengmarrje. Pse ta mbajë peng Shqipërinë Bullgaria? BE ka bërë të veten. Veton e vuri Bullgaria. Kryeministri shqiptar çfarë ti thotë? Mirë bëtë. Koha tregoi se Rama fitoi. Rama nuk është i vetëm, është kryeministër në aleancë me shtetin më të madh të botës, jemi aleatët kryesorë të politikës amerikane në Ballkan.”-shkruan Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post