Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokraitke, Ivi Kaso ka reaguar sa i përket programit të Amnistisë Fiskale të miratuar nga qeveria ku bëhet me dije se do të ketë amnisti të plotë për shuma deri në 2 milionë euro të padeklaruara.
Kaso tha se ky ishte një operacion për pastrimin e parave të pista dhe se nuk është bërë për emigrantët të cilët maksimumi mund të dërgonin deri në 30 mijë paund në shtëpi por për persona të afërt të qeveritarëve të pasuruar nëpërmjet korrupsionit.
Reagimi i Ivi Kasos:
“Ja pra që nuk e paska patur për emigrantët që donin të dërgonin 30 000 £ në Shqipëri e gjoja s’mund ta bënin lehtësisht, por e paska patur për ata “hallexhinjtë” e tjerë… vëllain, motrën, shokun, mikun, shoferin, dashnoren e kujtdo që është pasuruar nëpërmjet krimit e korrupsionit, dhe paskan hallin e madh se si do legalizojnë nga 2 mln € pasuri për kokë. Hall i madh s’ke ç’thua por veç për këto lloj hallesh mendon kjo maxhorancë mbasi s’la hall tjetër pa ju lëshuar në shpinë shqiptarëve! Operacion më kriminal pastrimi parash të pista nuk besoj se mund të ketë, në projektim e zbatim, as në ndonjë vend të botës së tretë e jo më në një vend që aspiron të hapë negociatat për anëtarësim. Shuplakë fytyrës MONEYVAL-it që na ka shpallur tashmë “delja e zezë” e Evropës dhe çdo naivi që ka ndonjë iluzion mbi drejtimin që ka marrë ky vend.“-shkruan Kaso.
Diskutime rreth kësaj post