Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka reaguar për vendimin e Parlamentit bullgar për t’i hequr veton Maqedonisë së Veriut dhe për t’i hapur rrugën drejt anëtarësimit në BE.
Me anë të një postimi në “Twitter”, Varhelyi thotë se tani vendimi i takon BE-së për të mbajtur Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
“Mirëpresim vendimin ndërpartiak të parlamentit bullgar që jep mandat të qartë për miratimin e propozimit francez. Tani na duhet vendimi i BE-së për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Evropa ec përpara!”,-shkruan Varhelyi.
Diskutime rreth kësaj post