Kryeministri në detyrë i Bullgarisë, Kiril Petkov ka reaguar në lidhje me reagimin në lidhje me miratimin e propozimit të presidencës franceze të Këshillit të BE-së për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.
Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Petkov shkruan se Parlamenti bullgari mori sot një vendim historik teksa ka shtuar se Integrimi i Ballkanit Perëndimor është interesi strategjik i BE.
“Parlamenti bullgar sot mori një vendim historik duke i dhënë dritë jeshile propozimit francez për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Integrimi i Ballkanit Perëndimor është interesi strategjik i Bashkimit Europian”,-shkroi Petkov në “Twitter”.
Kujtojmë se qeveria e Petkov u rrëzua me votat e 123 deputetëve që votuan pro mocionit të mosbesimit të iniciuar nga opozita që e akuzonte Kiril Petkov për dështim të përballimit të krizës ekonomike.
Diskutime rreth kësaj post