Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka postuar ditën e sotme në llogarinë e tij në Instagram një video përmbledhëse nga vizita e djeshme në Bruksel.
Ndër të tjera ai ka falenderuar kryeministrin Rama dhe Kavaçevski, pasi kanë dalë në krahë të Serbisë.
“Unë besoj në BE, në të ardhmen e Serbisë dhe të rajonit. Së bashku do të luftojmë me miqtë tanë nga rajoni për një të ardhme evropiane, duke respektuar veten dhe duke besuar se së bashku mund të bëjmë shumë,” tha presidenti serb në një video mesazh.
Aleksandar Vuçiç ishte dje në Bruksel, ku mori pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor.
Ai, së bashku me kryeministrat Edi Rama dhe Dimitar Kovacevski, mbajti një fjalim nga Brukseli, ku u mbajt Samiti BE-Ballkani Perëndimor.
“Serbia sot dha një mbështetje të madhe për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Përsëri, asgjë nuk ndodhi. Kjo është e nevojshme sepse të dyja vendet bënë gjithçka. Unë dua të shpreh mirënjohjen për të gjithë ata që e mbështetën vendin tonë. Më shumë se 20 liderë na dëgjuan ne për disa orë dhe gjithashtu i jam mirënjohës Macron-it për iniciativën për një komunitet të ri politik. Kjo është mënyra e vetme që ne të dëgjohemi, që kolegët tanë evropianë të na dëgjojnë. Unë i jam mirënjohës edhe Ramës dhe Kovaçevskit sepse ata ishin në krah të Serbisë, treguan respekt”, ka përfunduar Aleksandar Vuçiç.
Diskutime rreth kësaj post