Analisti Artur Zheji ka komentuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open”, vendimin e Bashkimit Evropian për të mos i dhënë sërish dritën jeshile Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për procesin e integrimit.
Zheji tha se kryeministri Edi Rama ka të drejtë, kur e lidh këtë vendim të BE me veton bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut, që po mban të bllokuar procesin edhe Për Shqipërinë, por sipas analistit, Rama nuk ka të drejtë në gjuhën që përdor ndaj Evropës, duke bërë sfiduesin dhe duke krijuar një frymë anti-evropiane.
“Jam dakord me kryeministrin, që vetja bullgare ishte e mirëpritur për BE, për arsye se nuk ka klimë zgjerimi për vende si i joni, që janë ndër më të korruptuarit në Evropë, apo më gjerë në Euroazi.
Nuk mund të flitet në mënyrë antieouropianiste, si të ishe kryeministri i Zvicrës apo Danimarkës, një vend që lulëzon, pra si të thuash kryeministri që po mban mbi supe padrejtësitë e mëdha që po i bëhen kësaj Shqipërie, që ka arritur të gjitha rekordet, dhe nuk i japin kurorën e merituar.
E gjitha kjo luhet për tregun e brendshëm politik, është një premtim i pambajtur i kryeministrit, dhe për të bërë interesantin për tregun e brendshëm politik, bën të përvuajturin, agresivin, ndaj BE. Komuniteti i BE ishte shumë i qartë në injorimin që i bën arsyes të mosarsyes, pra lojëra fjalësh që fshehin paradigmën e zbrazët. Nuk vjen një shportë me rezultate kaq të mëdha.
Më duket mjaft elegante fshehja pas gishtit, pra pas rastit të Bullgarisë. Ka një arsye tjetër, që thuhet se Bullgaria do shpërbërjen e Maqedonisë, por nga kjo ne nuk humbasim, por fitojmë. Çudirat nuk kanë të mbaruar.
Bullgaria mendon se është një vend që i janë ngrënë territoret nga luftërat ballkanike. Pra, ka të drejtë që Bullgaria është alibi, dhe nuk ka të drejtë se krijon një frymë anti-evropiane, bën sfiduesin, sikur të thuash se është kryeministri i një republike shumë të suksesshme. Nuk i ka rezultatet, po t’i kishte, do ta mbështesim të gjithë. Është një lojë në katror”, tha Zheji.
Diskutime rreth kësaj post