Analisti Fatos Lubonja ka komentuar ditën e sotme në një emision televiziv deklaratat e forta të ish-zv.Presidentit të SHBA, Mike Pence, të dhëna këtë pasdite nga kampi i muxhahedinëve në Manzë, ku sulmoi administratën e Presidentit Joe Biden, në raport me iranianët, por edhe e akuzoi për bashkëpunim me Rusinë për sistemin nuklear.
Për analistin Lubonja të gjitha këto deklarata të forta të Pence lidhen me zgjedhjet për President, që do të zhvillohen në SHBA në muajin tetor, ku republikanët duan të fitojnë votat e iranianëve, që jetojnë në Amerikë.
“Aty pamë një republikan që foli duke denoncuar edhe administratën Obama, edhe administratën Biden, Blinken, për një lloj zbutjeje të politikave që kanë ndjekur ndaj Iranit. Po ta zbërthejmë shkakun e gjithë deklaratave, kjo lidhet me zgjedhjet e mesit të mandatit të presidentit, që janë në tetor. Në Amerikë ka një lob iranian të fuqishëm, që është i rëndësishëm, dhe kjo opozitë iraniane që është në SHBA, ofron mbështetje, dhe nesër mund të përkthehet në votë për republikanët kundër Biden dhe administratës së tij. Siç e patë as ambasadorja amerikane nuk ishte aty, dhe ky është kuptimi, që bëhet për votën e iranianëve. Zgjatja e fjalimit të Pence është një “skandal i vogël”, do të thotë, se kjo mazhorancë që kemi ne njihet si shumë e mbështetur nga Biden e Blinken. Ai duhet të vijë e të flasë, por nuk e di pse duhet të shkojnë gjithë këta socialistë nga mbrapa. Tani do të fillojë kjo loja politike këtu”, tha Lubonja.
Diskutime rreth kësaj post