Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së së Rithemeluar, politikania e djathtë Rudina Hajdari fton shqiptarët të marrin pjesë në protestën e 7 korrikut, e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Sipas saj, ka ardhur koha që populli të reagojë.
“Ka ardhur koha të mbështesim njëri tjetrin dhe ta gjejmë fuqinë e ndryshimit te bashkimi”, shkruan Hajdari ndër rreshta, duke akuzuar dhe kryeministrin Edi Rama se, sipas saj, “po e trajton vendin si çiflig personal”.
“Kudo shkoj në Shqipëri takoj njerëz të cilët më flasin për problemet e pafundme që kanë e për shurdhërinë e veshëve të pushtetit për ti zgjidhur ato. Ka ardhur koha të flasim më fort e të reagojmë të gjithë bashkë. Ka ardhur koha të mbështesim njëri tjetrin dhe ta gjejmë fuqinë e ndryshimit te bashkimi.
Protesta është një mjeti më i mirë për këtë qëllim, për të treguar se jemi shumë e nuk jemi dakord me mënyrën se si Edi Rama po qeveris e po e trajton vendin si çiflig personal. Ndaj ju ftoj që në 7 korrik të jemi sa më shumë në shesh për të treguar forcën e njerëzve të thjeshtë përballë arrogancës së pushtetit”, shkruan ish-deputetja e PD.
Diskutime rreth kësaj post