Ylli Manjani ish-ministri i drejtësis9 thekson se që shqiptarët të vendosin një marrëdhënie të re me shtetin e tyre duhet shkruar një Kushtetutë e re. Jo vetëm kaq, po Manjani thekson përmes një postimi në rrjetet sociale se për sa kohë në krye të vendit të jetë Edi Rama, nuk hapen negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
“Vijoj të mendoj se një marrëdhënie e re e shqiptarëve me shtetin e tyre duhet shkruar në një Kushtetutë të re. Një kushtetutë që të mos lejojë pushtetin politik të bëjë çtë dojë me liritë, të drejtat dhe institucionet publike.
Reforma e dështuar e burimeve njerëzore në drejtësi duhet pasuar nga reforma e sistemit. Sistemi është garancia jo njerëzit.
Unë jam Europian dhe Edi Rama nuk më përfaqëson në rrugën e tij anti europë. Kjo e fundit, duke i treguar vendin Edi Ramës, në fakt po na flet neve që e mbajmë kryeministër. Sa të jetë Ai i pari ynë nuk ka Europë. Kjo është e qartë tashmë.”, shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post