Belind Këlliçi nuk e pretendon bashkinë e Tiranës. Ndonëse ka zëra se ai është kandidati i PD-së në zgjedhjet e ardhshme, në studion e Radar Informativ me Juli Xhokaxhi, deputeti demokrat e mohoi.
“Jo nuk jam pretendent. Nuk e kam në ambicien time. Por nuk do ta ndal betejën e time politike me Erion Veliajn dhe Edi Ramën. Tirana vazhdon të betonizohet”, tha ai.
Këlliçi ka paralajmëruar gjithashtu për të tjera prova gjatë ditëve në vijim lidhur me aferën e inceneratorit të Tiranës, teksa theksoi se SPAK po hesht.
“Në vijim do të njiheni me dokumenta të papublikuara më parë për inceneratorët. SPAK po hesht. Sot nuk kemi asnjë të proceduar për Tiranën që është edhe vjedhja më e madhe”, tha deputeti.
Diskutime rreth kësaj post