Janë shtuar spekulimet mbi një dorëheqje të mundshme të Papa Françeskut, pasi Ati i Shenjtë shty një vizitë të tij në Afrikë dhe njoftoi një mbledhje të pazakontë të kardinalëve.
85-vjeçari, i cili kohët e fundit është parë me karrige me rrota për shkak të problemeve me gjurin, javën e kaluar shtyu vizitën që duhet të bënte në korrik në Republikën Demokratike të Kongos dhe Sudanin Jugor.
Gjithashtu, njoftoi se ka marrë vendimin për të mbajtur një mbledhje për emërimin e kardinalëve të rinj në 27 gusht, periudhë ku në Vatikan ka shumë pak lëvizje, për shkak të pushimeve.
Dorëheqja e një Pape ishte e pamendueshme derisa Benedikti XVI u tërhoq nga posti i tij në vitin 2013, duke argumentuar se nuk mund të vazhdonte më për shkak të gjendjes së tij fizike dhe shëndetit mendor.
Në vitin 2014, një vit pasi zëvendësoi Benediktin, Papa Françesku tha se nëse nuk do ta lejonte shëndeti, edhe ai mund të tërhiqej.
Diskutime rreth kësaj post