Meteorologia Lajda Porja bën me dije se moti në vendin tonë ka nisur nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.
Por duke nisur nga pasditja e nesërme do të vendi do të rrezikohet herë pas here nga vranësira dhe rrebeshe të izoluara shiu.
Kryesisht do të jenë veri dhe veri-lindje.
Ultësira perëndimore do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët, vranësira të lehta dhe kalimtare.
Vlerat termike
Fillimi i javës, sot dhe nesër nuk pritet që të ketë temperature relativisht të larta, maksimalja pritet të jetë 31 gradë në rang territori, ndërkohë mëngjeset vijojnë të jenë pak të freskëta ku janë 10-11 gradë temperaturat dhe në zona të thella malore shkojë 8-9 gradë.
Duke filluar nga e mërkura dhe në vijim do të kemi rritje të ndejshme të temperaturave, kjo për shkak se kemi një zhvendosje të valëve të të nxehtit që ka përfshirë gjithë kontinentin e Evropës. Priten temperature deri në 38 gradë.
10-ditëshi i fundit i qershori do të rezervojë temperature të larta dhe ditë të nxehta.
Diskutime rreth kësaj post