Gazetari Mentor Kikia përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë një përshkrim të situatës aktuale në vend.
Kikia shkruan se shoqëria ka falimentuar dhe se nuk ka asnjë reagim kundër të keqes që ka pushtuar Shqipërinë. Sipas gazetarit, ata që mund ta ndihmonin popullin, u bënë me të keqen, duke zgjedhur të emigrojnë.
Postimi i plotë:
“Ne kemi falimentuar si shoqeri!
Pashe nje lajm sot ne TV Klan, qe tregonte per krizen per punetore ne sezonin turistik.
-Kerkojme kuzhiniere, kamariere, pastrues dhe punetore cadrash, por nuk ka. Nuk ka njerez per te punuar- thoshte pronari i nje restoranti ne Spille.
-Fermeret kerkojne punetore, por serish nuk ka.
-Kompanite e ndertimit mbledhin me furgona burrat e fundit qe kane mbetur neper fshatra e i sjellin ne Tirane te punojne.
– Neper dyqane jane zverdhur letrat e ngjitura ne xhama “Kerkojme shitese”.
E kuptoni qe kemi falimentuar si shoqeri?
Te lodhur nga qeverite, njera me keq se tjetra, njerezit nuk mendojne me ta ndryshojne qeverine, por kane zgjedhur ta braktisin ate. Duke ikur, duke punuar disa muaj jashte, per te jetuar disa te tjere ketu.
Dhe keshtu qeveria nuk u duhet me. Njerezit nuk i kerkojne asaj me as pune, as rritje page. Ata i jane dorezuar te keqes. Sepse te gjithe ata qe mund ta ndihmonin popullin, u bene me te keqen.
Ky eshte kapitullin.”-shkruan Kikia.
Diskutime rreth kësaj post