Nuk kanë munguar batutat e kryeministrit, Edi Rama gjatë vizitës në një biznes, në Gjakovë. Gjatë fjalës së tij Rama ka zbuluar edhe ministrat që do e shoqërojnë në mbledhjen e tetë të përbashkët të qeverive Kosovë-Shqipëri që do të mbahet ditën e nesërme në Prishtinë.
I pyetur në lidhje me Skënderbeun, nuk mungoi batuta e tij për ministren Elisa Spiropali, duke thënë: “Për Skënderbeun kemi eksperten”.
“Duke qenë se kohët e fundit kam pasur privilegjin të kem kontakte me disa prej jush dhe kam vënë re se nga njëra anë ka dëshirë të madhe për të investuar në Shqipëri, nga ana tjetër ka mungesë informacioni lidhur me kushtet për sistemin fiskal apo që kanë të bëjnë me nxitjen e investimeve në turizëm, mendoj që do ishte e udhës ta shfrytëzoja këtë rast dhe për të folur disa fjalë me ju. Në rast se do të duhen përgjigje teknike, kam marrë Ministren e Financave, ministren e Zhvillimit Rural, ministren e turizmit dhe mjedisit duke pasur parasysh që janë fusha me interes për ju. Kam marrë dhe Ministren për Parlamentin nëse keni pyetje specifike për Skënderbeun”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post