Festa e përvitshme e Grurit, është mbajtur sot në Pojan të Fierit, e këtë vit përkon me krizën globale të furnizimit me grurë për shkak të krizës në Ukrainë.
Pjesëmarrës kanë qenë deputetë dhe zyrtarë socialistë, ndër ta drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Fier, Taulant Balla, i cili tha se këtë vit asnjë bujk që ka mbjellë grurë nuk do të dalë me humbje, kjo për shkak të rritje së kërkesës dhe çmimit.
“Këtë vit çmimi i shitjes së grurit do të jetë mbi 50 lekë, është dyfish më i lartë se viti i kaluar. Besoj se asnjë prej bujqëve nuk do të jetë me humbje. Nëse vjet u rrit me 260 lekë, sot është me 500, edhe për shkak të situatës globale. Ky është një vit shumë i mbarë, jam shumë i sigurtë që cilësia e grurit vendas është shumë e lartë, e gjithë sasia e grurit…një gjë që duhet ta mendojmë është të rrisim kapacitetet e grumbullimit”, shprehet Balla.
Diskutime rreth kësaj post