Stomaku i ndjeshëm i fëmijëve, nuk pranon çdo lloj ushqimi, për shkak se procesi i pjekurisë së sistemit digjestiv, bën që fëmija të mos jetë i gatshëm për pranimin e disa ushqimeve të caktuara, gjatë viteve të para të jetës së tij.
Këto janë ushqimet të cilat fëmijët nuk duhet t’i konsumojnë deri në moshën 2 vjeçare:
1.Lëngjet e paketuara – është mirë që të evitohen dhe të përgatiten në shtëpi, në mënyrë që të shmanget përmbajtja e lartë e sheqerit dhe komponentëve të tjerë
të dëmshëm për shëndetin e fëmijës.
2.Bombonat prej gome – kanë një përmbajtje të lartë të sheqerit, gomë, ngjyra dhe substanca të tjera të panevojshme për fëmijët e kësaj moshe. Këto sheqerëra mund të ndikojnë prishjen e dhëmbëve të tyre.
3.Ëmbëlsirat – kanë përmbajtje të lartë të yndyrërave më të dëmshme dhe vajra jo të shëndetshme palme apo vajra kokosi, si dhe përmbajtje të lartë të sheqerit.
4.Mjalti –mund t’i shkaktojë alergji të polenit.
5.Frutat e thata – janë ushqime të cilat mund të shkaktojnë alergji. Arrat, kikirikët, bajamet, kanë përmbajtje alegjene tepër të lartë.
6.Pijet freskuese – kanë përmbajtje të lartë të kafeinës, sheqerit dhe aditivëve kimik të cilët mund të shkaktojnë dëmtime intestinale dhe gastrite tek fëmijët.
7.Peshku shpat dhe toni i kuq – janë peshq me përmbajtje të lartë merkuri dhe fëmijët nuk duhet t’i konsumojnë ato deri në moshën 3-vjeçare.
8.Konservat – përmbajnë shumë kripë dhe shumë konservantë në mënyrë që të kenë afat më të gjatë të përdorimit.
9.Sallamrat – kanë përmbajtje të lartë yndyre dhe kripë.
Diskutime rreth kësaj post