Teksa të hënën pritet të mbahet në Prishtinë takimi i radhës i qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të shkojë sot në Burojë të Skenderajt, ku do ta vizitojë familjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Sipas Klan Kosova, kjo vizitë e Ramës, vjen pasi ka vizituar Thaçin para disa ditësh edhe në qendrën e paraburgimit në Hagë.
Po ashtu, Rama, së bashku me disa Ministra do të vizitojë dy fabrikat e eksportuesit më të madh kosovar “Devolli Corporation”.
Në delegacionin e Kryeministrit shqiptar, do të jenë edhe Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ajo e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca,e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, si edhe Elisa Spiropali, Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Rama në orën 17:00 do ta vizitojë fabrikën e miellit, “M&Sillosi” në Xërxë, ku do të bisedojë me rreth 500 fermerë.
Ndërkaq në ora 17:45 ai do ta vizitojë fabrikën e dyshekëve, “Comodita” në Gjakovë.
Gjatë qëndrimit në “Comodita”, Edi Rama do të takojë përfaqësuesit e 50 bizneseve më të fuqishme në Kosovë.
Kjo është vizita e dytë e Kryeministrit shqiptar Edi Rama, në “Devolli Corporation”.
Një vizitë Rama në “Devolli Corporation”, e kishte pasur edhe në vitin 2014-të.
Diskutime rreth kësaj post