Deputetja Grida Duma, pasi e sulmoi para disa muajsh, duke mbështetur ish-kryetarin e PD, Lulzim Basha, tashmë ka ndryshuar tërësisht qëndrim ndaj kryetarit aktual të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Gjatë një interviste televizive, Duma tha se Berisha e ka fituar betejën individuale para demokratëve, pas shpalljes “non grata” nga SHBA.
Qëndrimin pozitiv ndaj Berishës, Duma e vijoj edhe më tej, duke thënë se çdo politikan do ishte “kërrusur” nga DASH, por Berisha nuk e bëri diçka të tillë.
“Politika është sa energji, është edhe lobim. Partia Demokratike ka pasur dhe e ka Sali Berishën aty. Mënyra sesi e ka është diskutimi sot. Unë nuk e di nëse ka një individ të vetëm që ka guxuar të mohojë se çfarë përfaqëson Berisha për PD, edhe për peshë e çdo gjë tjetër. Por mënyra sesi ai i vendoset PD-së, është problemi ose zgjidhja. Nuk e këshilloj dot është një vendimmarrje shumë individuale. Pati një sfidë për dinjitet dhe e fitoi në raport me demokratët. Ky është fakt. Dikush tjetër do ishte tërhequr dhe do kërrusej nga pesha që nuk është e vogël. Dhe DASH-i nuk mund të gjykohet si dosido, ai është i rëndësishëm për PD-në”, tha Duma.
Diskutime rreth kësaj post