Futbollisti kroat Martin Erliç, është kthyer së fundmi në një nga emrat e rinj të përfaqësueses së Kroacisë dhe duket se ka një të ardhme të sigurt në futbollin botëror.
Vlen të theksohet që, mbrojtësi ka shkëlqyer në Serinë A me Specian dhe pak ditë më parë, i është dhënë mundësia që të debutonte edhe me përfaqësuesen e drejtuar nga Zlatko Daliç.
Një histori me fund të lumtur, po të mendosh se ku janë rrënjët e 24-vjeçarit kroat.
Ai i ka zbuluar vete në një intervistë për “Sportëeek”, duke treguar se edhe ai është nja nga ata që janë rritur mes vështirësive të mëdha pas luftës në ish-Jugosllavi.
“Vij nga një familje fshatarësh. Nuk e di edhe sot e kësaj dite si ia bën babai im që zgjohet në orën 4 të mëngjesit, për të shkuar për të punuar tokën dhe të kthehet në perëndim të diellit. Ai është shembulli më i madh që unë mund të shpresoj të kem. Ndaj në një foto shihem teksa mbledh karota dhe patate, janë prodhimet e tokës së babait dhe mamasë time. Toka jonë.
Çdo vit, kur mbaron kampionati, kthehem në fshatin tim, Tinj, ku jetojnë në total 900 persona, ndërsa ndihmoj familjen time në fushat e fermës së tyre. Nuk më vjen turp për atë që bëj. Nuk jam nga ata persona që shohin babain e tyre plak të punojë dhe shkon në plazh të marrë rreze dielli. E di se sa sakrifica ka bërë që të më japë disa para që të blija këpucët e futbollit kur fillova të luaja. Nuk dua të fshihem pas një maske që nuk më përket”, ishte tregimi i lojtarit, i cili pranoi se kishte humbur dasmën e vëllait, për të marrë pjesë në ndeshjet e Ligës së Kombeve ku debutoi me Kroacinë.
Diskutime rreth kësaj post