Presidenti amerikan Joe Biden është rrëzuar ditën e sotme nga biçikleta pranë shtëpisë së tij në Delawere, ku ai dhe bashkëshortja e tij po kalojnë fundjavën.
“Jam mirë”, i tha Presidenti Biden gazetarëve që ishin rreshtuar para shtëpisë së tij dhe po e prisnin.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë ndaloi biçikletën për t’i përshëndetur gatetarët, por papritur humbi ekuilibrin dhe u rrëzua.
Agjentët e Shërbimit Sekret, por edhe gazetarë, nxituan menjëherë për ta ndihmuar. Fatmirësisht asnjë problem serioz. Biden tha se gjithçka ndodhi pasi atletet i ngecën tek pedalet e biçikletës.
Pas incidentit, reagoi edhe Shtëpia e Bardhë, duke sqaruar se Presidenti 79-vjeçar nuk kishte nevojë për asistencë mjekësore dhe është në gjendje të mirë.
Diskutime rreth kësaj post