Sadio Mane ishte një idhull jo vetëm për tifozët e kuq të Liverpool, por një lojtar që me përulësi dhe shumë mirësi bëri për vetë të gjithë ishullin.
Pas 120 golave, Mane mbyll përfundimisht aventurën e tij te Liverpool, largohet edhe nga Premier League për të nisur një aventurë të re në Bundesligë, aty ku ka gjetur akordin total me Bayern Munich.
“Po, Mane po vjen”, u shpreh shkurtimisht Hasan Salihamdzic, drejtori sportivi i Bayern, në një prononcim për Sky Sport.
Gjigandët gjermanë, siguruan shërbimet e sulmuesit senegalez për 40 milion euro, 32 kesh dhe 8 të tjera në formë bonusesh.
“Sad end”, shkruan Daily Express në faqen e parë, lojëra fjalësh për të treguar trishtimin e tyre për largimin e Mane. “Sadio all over”, shkruan Star Sport. Largimi i Mane nga Liverpool ishte titulli kryesorë të në të gjithë mediat angleze.
Diskutime rreth kësaj post